Neni I. Statuti
i shoqatës ndërkombëtare Diaspora për Shqipërinë e Lirë me seli në Zyrih, Zvicër
Neni II. Artikull 1- Emri dhe selia
Nën emrin
Shoqata Diaspora për Shqipërinë e Lirë
Krijohet një shoqatë me seli në Zyrih (Zürich) sipas Nenit. 60 ff. të Kodit Civil Zvicerian.
Neni III. Artikulli 2 – Qëllimi
Shoqata ka si qëllim që të krijojë një diskurs të ri politik nga përmbajtja po edhe të bazuar në fakte, midis diasporës shqiptare dhe aktorëve politikbërës dhe vendimmarrës në Shqipëri, që të fuqizojë përceptimin e së drejtës së votës së diasporës dhe realizimit të ushtrimit të kësaj të drejte; rrjetëzimin e specialistëve dhe drejtuesve shqiptarë, që jetojnë në mërgatë për një promovim të ndërsjelltë të një angazhimi politikbërës; krijimin e partneriteteve dhe bashkëpunimeve si dhe kultivimin e dialogut me institucione të sektorit publik dhe organizata joqeveritare, brenda dhe jashtë Shqipërisë; të shërbejë si ndërmjetësues midis diasporës shqiptare dhe atdheut në sektorin ekonomik, politik, shëndetësor, kulturor dhe arsimor; të kontribojë në promovimin dhe mbështetjen (fuqizimin) e transferimit të njohurive dhe eksperiencave midis diasporës dhe Shqipërisë; mbështetjen e inovacioneve dhe ideve, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve shqiptarë.
Neni IV. Artikulli 3 – Fondet
Fondet e shoqatës për të përmbushur qëllimet e saj rrjedhin nga: kontributet vjetore të anëtarëve të saj.
Artikulli 4 – Anëtarësia
Anëtarët e shoqatës mund të jenë persona fizike, shoqeri kolektive dhe persona juridike. Kërkesa për antarësim bëhet me shkrim dhe i drejtohet kryesisë, e cila vendos përfundimisht në lidhje me kërkesën për tu antarësuar.
Neni V. Artikulli 5 – Largimi dhe përjashtimi nga shoqata
Largimi nga shoqata është i mundur në çfarëdo kohe.
Kryesia mund të përjashtojë një anëtar, veprimet e së cilit/ës bien ndesh me interesat e shoqatës. Përjashtimi bëhet me vendim të shumicës së kryesisë. Anëtari i përjashtuar mund ti drejtohet asamblesë së përgjithshme brenda 30 ditëve që nga data marrjes së letrës për përjashtim, me rekurs. Ky rekurs i dërgohet me shkrim kryesisë. Asambleja e përgjithshme,
me të paktën një votë më shumë se gjysma e anëtarëve të pranishëm në asamble, merr vendimin përfundimtar në lidhje me ankesën.
Neni VI. Artikulli 6 – Organet e shoqatës
Organet e shoqatës janë:
a) Asambleja e përgjithshme
b) Kryesia
c) Audituesit
Neni VII. Artikulli 7 – Asambleja e përgjithshme
Asambleja e përgjithshme është organi më i lartë i shoqatës. Në kompetencat e saj hyjnë veçanërisht:
1. Zgjedhja dhe shkarkimi i anëtarëve të kryesisë
2. Zgjedhja e presidentit të kryesisë
3. Zgjedhja e audituesve të pasqyrave financiare
4. Pranimi i borderosë së shoqatës
5. Lirimi nga përgjegjësia i kryesisë
6. Caktimi i kontributeve, që duhet të japin anëtarët e shoqatës
7. Vendimmarrja për pranimin dhe ndryshimin e statutit
8. Vendimmarrje (rekursi) në lidhje me kërkesën për rishqyrtim ankesë në raste përjashtimi, të marra me vendim nga kryesia
9. Vendimmarrja në lidhje me shpërbërjen e shoqatës
10. Vendime, qe rrjedhin nga ligji apo statute, që paraqiten nga kryesia
Neni VIII. Arkitulli 8 – Thirrja për asamblenë e përgjithshme
Asambleja e përgjithshme thirret me vendim të kryesisë, nga presidenti i kryesisë. Më tej ajo duhet të thirret, nëse një e pesta e anëtarëve e kërkon ketë me shkrim.
Asambleja e përgjithshme mblidhet rregullisht një herë në vit, me saktësisht, më së vonti 6 muaj pas përfundimit të vitit të shoqatës.
Thirrja për asamblenë e përgjithshme të zakonshme bëhet të paktën 30 ditë përpara mbledhjes dhe përsa i përket mbledhjeve të jashtëzakonshme, atëherë thirrja bëhet të paktën 10 ditë para. Thirrja duhet të përmbajë temat përberëse të saj.
Neni IX. Artikulli 9 – E drejta e votës dhe marrja e vendimeve
Në asamblenë e përgjithshme, çdo anëtar ka të drejtën e një vote. Asableja merr vendimet dhe ekzekuton votimet në rast shumice me një votë më shumë se gjysma e anëtarëve prezent në asamble.
Neni X. Artikulli 10 – Kryesia
Kryesia përbëhet nga një ose më shumë anëtarë. Ajo ndërtohet vetë, me përjashtim të presidentit që zgjidhet nga asambleja.
Komptencat e kryesisë janë kryesisht:
1. Përgatitja e mbledhjes së kryesisë;
2. Zbatimi i vendimeve të marra nga asambleja e përgjithshme;
3. Vendimi për pranimin apo përjashtimin e mundshëm të anëtarëve të shoqatës;
4. Shqyrtimi i propozimeve, kërkesave dhe ankesave të anëtarëve të shoqatës;
5. Ngritja e buxhetit dhe borderosë vjetore;
6. Administrimi i pasurisë së shoqatës;
7. Veprimtaria në lidhje me përmbushjen e qëllimeve të shoqatës
Kryesia ka gjithashtu të drejtën e autorizimeve të metejshme të cilat nuk kushtëzohen qartazi nga ligji apo nga statutet e një organi tjetër të shoqatës.
Neni XI. Artikulli 11 – Përfaqësimi dhe e drejta e firmës
Kryesia përfaqëson shoqatën në marrëdhënie me të tretët. Kryesia vendos se cili person ka të drejtën e firmës dhe se si duhet dhënë firma.
Neni XII. Artikulli 12- Auditorët e pasqyrave financiare
Asambleja e përgjithshme zgjedh për një periudhë kohore një vjeçare një ose dy persona fizikë si auditorë. Auditimi mund ti delegohet dhe një personi juridik (p.sh. shoqëri e tretë auditimi etj.)
Bilanci i shoqatës është vjetor. Auditorët janë të detyruar të auditojnë çdo vit pasqyrat financiare vjetore dhe të paraqesin në mbledhjen e zakonshme të asamblesë rezultatin e kontrollit.
Neni XIII. Artikulli 13 – Garancia (përgjegjesia financiare)
Për detyrimet e shoqatës garanton vetëm pasuria e shoqatës. Ketu përjashtohet çdo garanci private nga anëtaret e saj.
Neni XIV. Artikulli 14 – Shpërbërja dhe likuidimi
Për shpërbërjen e shoqatës nevojitet miratimi nga anëtarët, me një votë më shumë se gjysma anëtarëve të pranishëm në shoqatë. Nëse shpërbërja miratohet, atëherë likuidimi bëhet nga ana kryesisë, nëse asambleja e përgjithshme nuk emëron likujdues të posaçëm.
Pasuria neto, që mbetet pas shlyerjes së të gjitha detyrimeve dhe shpenzimeve të tjera si dhe pas përmbushjes së detyrimeve të mbetura, do të përdoret me vendim asambleje për një qellimin të caktuar, në akordim me qëllimin e shoqatës.
Neni XV. Artikulli 15 – Hyrja në fuqi
Ky statut është pranuar nga anëtarët e shoqatës në asamblene e themelimit me datë 10 Dhjetor 2020 dhe ka hyrë në fuqi po në këtë datë.