DIASPORA PËR SHQIPËRINË E LIRË

Ne jemi një nismë qytetare e lindur në mërgatë dhe angazhohemi në mënyrë pro-aktive për përfshirjen e mërgatës shqiptare në proceset politike dhe ato politikbërëse brenda Shqipërisë.

Na kontaktoMë shumë

Informohu dhe na mbështet në betejën e përbashkët për mundësimin e votës së Diasporës duke klikuar më poshtë

Diaspora për Shqipërinë e Lirë në Facebook

Comments Box SVG iconsUsed for the like, share, comment, and reaction icons
Cover for Diaspora për Shqipërinë e Lirë
9,951
Diaspora për Shqipërinë e Lirë

Diaspora për Shqipërinë e Lirë

DPSHL angazhohet ti japë zë dhe dinjitet çdo Shqiptari, brenda e jashtë vendit.

Diaspora për Shqipërinë e Lirë, pati këqesinë të takohet sot me KQZ Shqiperi, Prezencën e OSBE në Shqipëri dhe një përfaqësi nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për të diskutuar garantimit e ushtrimit të së drejtës së ankimit nga zgjedhësit që votojnë nga jashtë territorit të vendit, në mënyrë elektronike.

Në nenin 25, pika 8, të Kodit Zgjedhor është parashikuar se: “Kur zgjedhësi që voton nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë nuk është i regjistruar në listën ose regjistrimi i tij ka pasaktësi, ai ka të drejtë të paraqesë kërkesë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë deri 7 ditë përpara datës së zgjedhjeve.”

Nisur nga ky parashikim, DPSHL ka ngritur shqetësimin se afatet e parashikuara në Kodin Zgjedhor janë shumë të ngushta dhe se një ankim nuk mund të arrijë kurrë në kohë të shqyrtohet nëse niset shkresërisht në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Nga ana e përfaqësuesit të KLGJ u garantua se do të implementohet një sistem elektronik dhe ankimet do të administrohen elektronikisht dhe do të shqyrtohen brenda afateve ligjore. 

Nga KQZ garantohet bashkëpunimi me të gjitha palët që kanë interes për mbarëvajtjen e procesit të votimit nga jashtë për zgjedhjet e ardhshme të Kuvendit të Shqipërisë.

DPSHL ka bërë një propozim konkret dhe falenderon KQZ, OSBE dhe KLGJ per gatishmerinë për të punuar me urgjencë në këtë drejtim.

Diaspora për Shqipërinë e LirëImage attachmentImage attachment+1Image attachment

... See MoreSee Less

3 days ago

Comment on Facebook

Bravo DPShL. Një kauzë e drejtë qe u nis, u ndoq dhe vazhdon te ndiqet me objektivizem nga ju. Falëminderit ♥️🇦🇱

Bravo

Bravo respekte

Pushtetin dhe pushtetarët nuk i shkund as dhimbja më e thellë, humbja e një fëmijë të vrarë nga turbullirat e adoleshencës, kriza edukative, kolapsi familjar e shoqëror, institucionet e mëdha dhe të vogla!

Këto pamje flasin vetë dhe fjalët nuk do peshonin po aq sa këto të qeshura të tre ministreve, znj. Balluku, znj. Manasterliu, dhe znj. Kumbaro, ndërsa deputeti i Opozitës ka kërkuar 1 minutë heshjte për viktimën 14 vjeçare, Martinin.

Diaspora për Shqipërinë e Lirë dënon maksimalisht nivelin e tejskajshëm të indiferencës, cinizmit, delirit dhe mungesën e përgjegjshmërisë - të paktën morale - jo të tre figurave pushtetare, por të tre nënave në krye të një Parlamenti që zhvishet përditë e më shumë nga vlerat dhe parimet, minimalisht, njerëzore!

#diaspora🇦🇱
... See MoreSee Less

3 days ago

Comment on Facebook

Fiks si per diten boterore te femijeve. 🤦🏻‍♀️ "When we speak truth to power, we are ignored at best and brutally suppressed at worst." J Hammond

Po ku kane dhembsuri keto bushtrat,keto jane thjeshte te pa shpirt. A farë e poshter joo.

FJALËT E NËNËS PËR 14 VJEÇARIN….

Një dritë që u ndez por nuk arriti të ndriçojë...

E shoh ende fytyrën tënde, bir,
si një dritë e brishtë,
si një zog që mezi kishte mësuar të fluturonte.
I shoh duart e tua të njoma,
më kujtojnë pemët e njoma të pranverës,
ende të papërkulura nga erërat e jetës.

Ti ishe vetëm katërmbëdhjetë,
vetëm fillimi i një rruge që s’mundi kurrë të hapet.
Çfarë faji kishe ti, bir?
A e di, e pyeta veten mijëra herë
kur trupin tënd e pashë të shtrirë, pa frymë,
në një dysheme të ftohtë shkolle
ku duhej të mësoje për jetën, jo ta humbje atë.
Kush është kjo dorë e zezë
që shkrepi dhunën mbi ty,
kush ia vrau shpirtin më parë
që të shkatërronte edhe tëndin?
A thua ishte një djalë si ti,
një shpirt i njomë, një zemër e rritur pa dashuri?
A e kishte provuar ndonjëherë një përqafim?
Apo vetëm britma, urrejtje dhe dhimbje?

Më thuaj, bir,
a pate frikë kur u ngrite për herë të fundit?
Kur e ndjeve se bota po të braktiste?
A mendove për shtëpinë, për ne, për ëndrrat e tua?
Unë isha atje, duke pritur,
me tryezën plot e një karrige bosh.
Nuk e dija se ai boshllëk do të bëhej përjetësi.

E di që nuk mund të të kthej.
Por nuk mund ta pranoj këtë dhimbje,
këtë padrejtësi që ta hoqi të ardhmen.
Një shkollë që duhet të ishte strehë,
një shoqëri që duhej të ishte mbrojtëse.
Si u bë e gjitha një varr për ty?

Ti ishe dashuria jonë,
pse u bëre viktima e indiferencës?
A nuk e dëgjoi njeri britmën tënde,
a nuk e pa njeri dhimbjen e atij që ta mori jetën?
Sa të verbër jemi ne, prindërit, mësuesit, të gjithë.
Sa të humbur janë ata që nuk dinë më të duan.

Tani mbetem këtu, me zemrën time të copëtuar,
duke të kujtuar në çdo hap, në çdo frymë.
Ti ishe pemë që sapo kishte lulëzuar,
por një dorë e egër ta shkuli rrënjën,
dhe tani unë, si hije e një nëne,
qaj në heshtje,
ndërsa toka përqafon atë që unë smundem më.

Një dritë që u shua dhe la pas një natë pa fund…

FJALËT E NËNËS PËR 14 VJEÇARIN….

"Një dritë që u ndez por nuk arriti të ndriçojë...

E shoh ende fytyrën tënde, bir,
si një dritë e brishtë,
si një zog që mezi kishte mësuar të fluturonte.
I shoh duart e tua të njoma,
më kujtojnë pemët e njoma të pranverës,
ende të papërkulura nga erërat e jetës.

Ti ishe vetëm katërmbëdhjetë,
vetëm fillimi i një rruge që s’mundi kurrë të hapet.
Çfarë faji kishe ti, bir?
A e di, e pyeta veten mijëra herë
kur trupin tënd e pashë të shtrirë, pa frymë,
në një dysheme të ftohtë shkolle
ku duhej të mësoje për jetën, jo ta humbje atë.
Kush është kjo dorë e zezë
që shkrepi dhunën mbi ty,
kush ia vrau shpirtin më parë
që të shkatërronte edhe tëndin?
A thua ishte një djalë si ti,
një shpirt i njomë, një zemër e rritur pa dashuri?
A e kishte provuar ndonjëherë një përqafim?
Apo vetëm britma, urrejtje dhe dhimbje?

Më thuaj, bir,
a pate frikë kur u ngrite për herë të fundit?
Kur e ndjeve se bota po të braktiste?
A mendove për shtëpinë, për ne, për ëndrrat e tua?
Unë isha atje, duke pritur,
me tryezën plot e një karrige bosh.
Nuk e dija se ai boshllëk do të bëhej përjetësi.

E di që nuk mund të të kthej.
Por nuk mund ta pranoj këtë dhimbje,
këtë padrejtësi që ta hoqi të ardhmen.
Një shkollë që duhet të ishte strehë,
një shoqëri që duhej të ishte mbrojtëse.
Si u bë e gjitha një varr për ty?

Ti ishe dashuria jonë,
pse u bëre viktima e indiferencës?
A nuk e dëgjoi njeri britmën tënde,
a nuk e pa njeri dhimbjen e atij që ta mori jetën?
Sa të verbër jemi ne, prindërit, mësuesit, të gjithë.
Sa të humbur janë ata që nuk dinë më të duan.

Tani mbetem këtu, me zemrën time të copëtuar,
duke të kujtuar në çdo hap, në çdo frymë.
Ti ishe pemë që sapo kishte lulëzuar,
por një dorë e egër ta shkuli rrënjën,
dhe tani unë, si hije e një nëne,
qaj në heshtje,
ndërsa toka përqafon atë që unë s'mundem më.

Një dritë që u shua dhe la pas një natë pa fund…"
... See MoreSee Less

4 days ago

Comment on Facebook

Fjalë që duhet të zgjojnë shoqërinë me themel 😔😔😔!

Ngushellime moj nen😭

𝐊𝐞𝐪𝐚𝐫𝐝𝐡𝐣𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐟𝐥𝐞𝐤𝐭𝐢𝐦 𝐦𝐛𝐢 𝐡𝐮𝐦𝐛𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐧𝐣ë 𝟏𝟒-𝐕𝐣𝐞ç𝐚𝐫𝐢 𝐧ë 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧ë: 𝐀 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭ë 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐧𝐝𝐚𝐥𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐝𝐡𝐮𝐧𝐚 𝐦𝐞𝐬 𝐚𝐝𝐨𝐥𝐞𝐬𝐡𝐞𝐧𝐭ë𝐯𝐞?

Tirana është tronditur nga një ngjarje e tmerrshme që ka lënë pas një dhimbje të thellë dhe një pyetje që kërkon përgjigje: Pse ndodhi kjo? Një 14-vjeçar, një fëmijë i pafajshëm që sapo kishte filluar të ecë në rrugën e jetës, humbi jetën nga dhuna mes adoleshentëve pranë shkollës “Fan Noli”, në qëndër të Tiranës. Kjo ngjarje tragjike na tërheq vëmendjen dhe na fton për një reflektim të thellë mbi mënyrën se si shoqëria jonë po e trajton një nga çështjet më të rëndësishme: edukatën dhe kulturën e paqes dhe respektit mes të rinjve.

𝐍𝐣ë 𝐭𝐫𝐚𝐠𝐣𝐞𝐝𝐢 𝐪ë 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭ë 𝐧𝐝ë𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣ë𝐬𝐨𝐣ë.

Humbja e këtij fëmije na tregon se dhuna mes të rinjve, përveçse është një fenomen i rrezikshëm dhe shqetësues, ka arritur një nivel alarmant në shoqërinë shqiptare. Çfarë po ndodh me fëmijët dhe adoleshentët tanë? Si mund të jetë e mundur që pasionet dhe impulsiviteti i moshës së adoleshencës të çojnë në akte të tilla tragjike? A janë këto shenja të një problemi më të thellë dhe më të gjerë që prekin të gjithë shoqërinë, jo vetëm individin?

Sot ndodh ky rast, para ca kohësh në Gramsh ndodh e njëjta ngjarje me pasojë të njëjtë, humbje jete adoleshenti. Nuk të duhet shumë të kërkosh në mediat sociale kur të shfaqen pamje nëpër shkolla të vajzave që kapen për flokësh, fëmijë dhe adoleshentë që përdorin lëndë narkotike, djem adoleshentë që zihen në rrjete sociale e pajisen me doreza hekuri, thika, spray me piper apo paralizues, elektroshok dhe kjo nuk të çon në një përfundim që, nuk ka asnjë kontroll nga institucionet edukuese.

Mësuesit kanë humbur rolin e tyre si edukues dhe fokusohen veç në praktikat burokratike të kërkuara nga sistemi. Një sistem që çalon dhe nuk premton as ABC, atë të sigurisë të fëmijëve.

Shohim shfaqje në Kuvendin e Shqipërisë, reagime nga institucionet në faqet sociale si një mbulesë  të mosreagimit në kohë për të shpëtuar një jetë të re, që në momentet e fundit kërkon mamanë e tij dhe është aq e dhimshme. Është veç një fëmijë. Nuk ka ndonjë prind që nuk përlotet në një rast të tillë.
 
Kjo tragjedi na kujton se nuk mund të mjaftohemi vetëm me shprehje keqardhjeje. Duhet të veprojmë me urgjencë dhe të fillojmë një proçes të thellë transformimi në mënyrën se si e edukojmë brezin e ardhshëm. Të rinjtë sot janë ata që do të ndërtojnë shoqërinë e nesërme, dhe nëse ne nuk ndërhyjmë tani, do të vazhdojmë të kultivojmë një shoqëri të dhunshme dhe të pasigurt.

𝐈𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐒𝐡𝐨𝐪ë𝐫𝐢𝐚: 𝐏𝐣𝐞𝐬ë 𝐭ë 𝐧𝐣ë 𝐩𝐫𝐨𝐛𝐥𝐞𝐦𝐢 𝐭ë 𝐠𝐣𝐞𝐫ë.

Institucionet që janë përgjegjëse për edukimin dhe zhvillimin e të rinjve, duke filluar nga shkollat dhe deri tek autoritetet shtetërore, duhet të bëjnë një analizë në disa plane dhe të nisin reforma të menjëhershme. Sistemi shkollor, për shembull, duhet të përqendrohet më shumë te edukata emocionale dhe sociale. Kjo do të thotë të mos fokusohet vetëm te mësimi i lëndëve të zakonshme, por sidomos te formimi i personalitetit të fëmijëve dhe adoleshentëve, duke u mësuar atyre aftësi për të menaxhuar emocionet, për të komunikuar pa dhunë dhe për të ndihmuar njëri-tjetrin.

𝐒𝐡𝐭𝐫𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐩𝐲𝐞𝐭𝐣𝐚: 𝐒𝐚 𝐬𝐭𝐢𝐦𝐮𝐥𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐈𝐧𝐭𝐞𝐥𝐢𝐠𝐣𝐞𝐧𝐜𝐚 𝐄𝐦𝐨𝐜𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐧ë 𝐬𝐢𝐬𝐭𝐞𝐦𝐢𝐧 𝐬𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐨𝐫 𝐧ë 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢?  

Sa e sa raste suksesi në gjithë botën kemi të nxënësve që vijnë nga sistemi shkollor në Shqipëri, por ajo që do të evidentonim si mungesë është Inteligjenca Emocionale, apo ndryshe mund ta përkufizonim si: “Aftësia për të menaxhuar emocionet dhe për të kuptuar emocionet e njerëzve përreth”. Nuk ka studjues të Shkencave Sociale që nuk do ta veçonte këtë të fundit si veçori të suksesit të individit. Nuk ka rekrutues që nuk do të kërkonte aftësitë e Inteligjencës Emocionale te kandidatët e preferuar për menaxhim.
 
Një tjetër aspekt është përfshirja e prindërve. Ata, duhet të jenë të parët që tregojnë shembuj të sjelljes së duhur dhe të edukojnë fëmijët e tyre në mënyrë që të zhvillojnë aftësi për të zgjidhur konfliktet pa dhunë. Por për fat të keq, shumë prindër ndodhen të papërgatitur për të përballuar sfidat e kësaj periudhe të adoleshencës. Ata shpesh nuk janë të vetëdijshëm për atë që po ndodh në jetën e fëmijëve të tyre, madje edhe kur shfaqen shenja të dhunës apo problemeve emocionale.

Për më tepër, mediat dhe shoqëria në përgjithësi shpesh i japin prioritet dhunës dhe konfrontimeve, duke i paraqitur ato si një mënyrë për të fituar respekt ose pushtet. Shumë herë, e shohim dhunën pa dallim gjinie si një mjet për t’u bërë të njohur, për tu dalluar, dhe kjo është një ndarje e rrezikshme që krijon një klimë të agresivitetit në shoqëri.

𝐏ë𝐫𝐬𝐞 𝐧𝐝𝐨𝐝𝐡𝐢𝐧 𝐚𝐤𝐭𝐞 𝐝𝐡𝐮𝐧𝐞? 

Një shoqëri e ndërtuar mbi pasiguri, papunësi, varfëri dhe mungesë mundësish mund të krijojë një ambient ku dhuna bëhet një mjet për të fituar vëmendje dhe për të kompensuar mangësitë e ndjeshmërisë dhe mbështetjes emocionale. Adoleshentët, të cilët janë më të ekspozuar ndaj impulsivitetit dhe tendencës për të përballuar problemet në mënyra ekstreme, mund të ndikohen nga një ambient shoqëror që e mbështet forcën dhe dhunën mbi komunikimin dhe tolerancën.

Një shoqëri agresive prodhon individë të dhunshëm, të cilët më pas shpërndajnë këtë sjellje në mjedisin e tyre, duke krijuar një cikël të rrezikshëm. Këto sjellje dhune shpesh shprehen në formën e bullizmit, agresionit fizik, dhe përçarjeve soçiale që i shkaktojnë trauma që mund ti ndjekin për gjithë jetën viktimave të tyre.

𝐄𝐝𝐮𝐤𝐢𝐦𝐢 𝐬𝐢 𝐳𝐠𝐣𝐢𝐝𝐡𝐣𝐞: Ç𝐟𝐚𝐫ë 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭ë 𝐛ë𝐣𝐦ë? 

Një shoqëri që dëshiron të frenojë dhunën mes të rinjve duhet të investojë në edukim, në vlera dhe në formimin e një kulture paqeje. Ky edukim duhet të përfshijë jo vetëm shkollën dhe prindërit, por edhe mediat dhe shoqërinë civile. Duhet të krijojmë mundësi për adoleshentët për të zhvilluar aftësi për të menaxhuar konfliktet dhe për të kuptuar pasojat e veprimeve të tyre.

Sistemi shkollor duhet të përfshijë më shumë aktivitete dhe trajnime që promovojnë tolerancën, respektin dhe dialogun. Përveç kësaj, do të ishte e rëndësishme që shkollat të ofrojnë mbështetje psikologjike për ata adoleshentë që mund të kenë nevojë për ndihmë në menaxhimin e emocioneve dhe të sjelljeve të dhunshme. Roli I Psikologut dhe Punonjësit social nuk duhet të ngelë vec në listat e emërimeve, por të jenë një praktikë e aplikuar me shumë seriozitet.

Gjithashtu, është e nevojshme që mediat të luajnë një rol aktiv në ndryshimin e perceptimit të dhunës. Ato duhet të përqëndrohen në promovimin e modeleve pozitive dhe të inkurajojnë vlerat e bashkëpunimit dhe paqes.

Një shoqëri më paqësore dhe më të edukuar
Tragjedia e humbjes së një 14-vjeçari është një këmbanë alarmi që nuk mund të injorohet. Shoqëria jonë ka nevojë për një transformim të thellë, ku edukimi dhe vlerat e paqes të bëhen pjesë e jetës së përditshme të të rinjve. Vetëm një sistem që punon së bashku; prindërit, shkollat, institucionet dhe mediat mund të krijojmë një ambient ku dhuna është e papranueshme dhe ku të rinjtë mund të rriten në një shoqëri të shëndetshme, të sigurt dhe respektuese ndaj njëri-tjetrit.
 
𝐃𝐢𝐚𝐬𝐩𝐨𝐫𝐚 𝐏ë𝐫 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐧ë 𝐞 𝐋𝐢𝐫ë 𝐬𝐡𝐩𝐫𝐞𝐡 𝐧𝐠𝐮𝐬𝐡ë𝐥𝐥𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐦ë 𝐭ë 𝐬𝐢𝐧𝐪𝐞𝐫𝐭𝐚 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐚𝐫ë𝐯𝐞 𝐭ë 𝐯𝐢𝐤𝐭𝐢𝐦ë𝐬, 𝐦𝐢𝐪𝐯𝐞. 
𝐔 𝐩𝐫𝐞𝐡𝐭ë 𝐧ë 𝐩𝐚𝐪𝐞 ë𝐧𝐠𝐣𝐞𝐥𝐥𝐢 𝐢 𝐯𝐨𝐠ë𝐥. 𝐐𝐨𝐟𝐭ë 𝐤𝐚𝐦𝐩𝐢𝐨𝐧 𝐧ë 𝐏𝐚𝐫𝐚𝐣𝐬ë.

#diasporareagon

Për më tepër, mediat dhe shoqëria në përgjithësi shpesh i japin prioritet dhunës dhe konfrontimeve, duke i paraqitur ato si një mënyrë për të fituar respekt ose pushtet. Shumë herë, e shohim dhunën pa dallim gjinie si një mjet për t’u bërë të njohur, për t'u dalluar, dhe kjo është një ndarje e rrezikshme që krijon një klimë të agresivitetit në shoqëri.

𝐏ë𝐫𝐬𝐞 𝐧𝐝𝐨𝐝𝐡𝐢𝐧 𝐚𝐤𝐭𝐞 𝐝𝐡𝐮𝐧𝐞?

Një shoqëri e ndërtuar mbi pasiguri, papunësi, varfëri dhe mungesë mundësish mund të krijojë një ambient ku dhuna bëhet një mjet për të fituar vëmendje dhe për të kompensuar mangësitë e ndjeshmërisë dhe mbështetjes emocionale. Adoleshentët, të cilët janë më të ekspozuar ndaj impulsivitetit dhe tendencës për të përballuar problemet në mënyra ekstreme, mund të ndikohen nga një ambient shoqëror që e mbështet forcën dhe dhunën mbi komunikimin dhe tolerancën.

Një shoqëri agresive prodhon individë të dhunshëm, të cilët më pas shpërndajnë këtë sjellje në mjedisin e tyre, duke krijuar një cikël të rrezikshëm. Këto sjellje dhune shpesh shprehen në formën e bullizmit, agresionit fizik, dhe përçarjeve soçiale që i shkaktojnë trauma që mund ti ndjekin për gjithë jetën viktimave të tyre.

𝐄𝐝𝐮𝐤𝐢𝐦𝐢 𝐬𝐢 𝐳𝐠𝐣𝐢𝐝𝐡𝐣𝐞: Ç𝐟𝐚𝐫ë 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭ë 𝐛ë𝐣𝐦ë?

Një shoqëri që dëshiron të frenojë dhunën mes të rinjve duhet të investojë në edukim, në vlera dhe në formimin e një kulture paqeje. Ky edukim duhet të përfshijë jo vetëm shkollën dhe prindërit, por edhe mediat dhe shoqërinë civile. Duhet të krijojmë mundësi për adoleshentët për të zhvilluar aftësi për të menaxhuar konfliktet dhe për të kuptuar pasojat e veprimeve të tyre.

Sistemi shkollor duhet të përfshijë më shumë aktivitete dhe trajnime që promovojnë tolerancën, respektin dhe dialogun. Përveç kësaj, do të ishte e rëndësishme që shkollat të ofrojnë mbështetje psikologjike për ata adoleshentë që mund të kenë nevojë për ndihmë në menaxhimin e emocioneve dhe të sjelljeve të dhunshme. Roli I Psikologut dhe Punonjësit social nuk duhet të ngelë vec në listat e emërimeve, por të jenë një praktikë e aplikuar me shumë seriozitet.

Gjithashtu, është e nevojshme që mediat të luajnë një rol aktiv në ndryshimin e perceptimit të dhunës. Ato duhet të përqëndrohen në promovimin e modeleve pozitive dhe të inkurajojnë vlerat e bashkëpunimit dhe paqes.

Një shoqëri më paqësore dhe më të edukuar
Tragjedia e humbjes së një 14-vjeçari është një këmbanë alarmi që nuk mund të injorohet. Shoqëria jonë ka nevojë për një transformim të thellë, ku edukimi dhe vlerat e paqes të bëhen pjesë e jetës së përditshme të të rinjve. Vetëm një sistem që punon së bashku; prindërit, shkollat, institucionet dhe mediat mund të krijojmë një ambient ku dhuna është e papranueshme dhe ku të rinjtë mund të rriten në një shoqëri të shëndetshme, të sigurt dhe respektuese ndaj njëri-tjetrit.

𝐃𝐢𝐚𝐬𝐩𝐨𝐫𝐚 𝐏ë𝐫 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐧ë 𝐞 𝐋𝐢𝐫ë 𝐬𝐡𝐩𝐫𝐞𝐡 𝐧𝐠𝐮𝐬𝐡ë𝐥𝐥𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐦ë 𝐭ë 𝐬𝐢𝐧𝐪𝐞𝐫𝐭𝐚 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐚𝐫ë𝐯𝐞 𝐭ë 𝐯𝐢𝐤𝐭𝐢𝐦ë𝐬, 𝐦𝐢𝐪𝐯𝐞.
𝐔 𝐩𝐫𝐞𝐡𝐭ë 𝐧ë 𝐩𝐚𝐪𝐞 ë𝐧𝐠𝐣𝐞𝐥𝐥𝐢 𝐢 𝐯𝐨𝐠ë𝐥. 𝐐𝐨𝐟𝐭ë 𝐤𝐚𝐦𝐩𝐢𝐨𝐧 𝐧ë 𝐏𝐚𝐫𝐚𝐣𝐬ë.

#diasporareagon
... See MoreSee Less

5 days ago

Comment on Facebook

I qofte shpirti ne parajse prane zotit! Ngushellime familjes e zoti u dhente force ! Nga ana tjeter, prej vitesh po bie nje kembane alarmi ne Shqiperi! Sa me shume " zhvillohet" vendi dhe i bejne publicitet neper europe e bote, aq problème madhore ka! Vete "Familja shqiptare " po shkermoqet, po deformohet! E nese nuk aplikohet nje " rregullator" shume shpejt ky brez i viteve te fundit " nuk do I sherbeje " ardhmerise se vendit, te pakten jo per mire! E rregullatori gjendet pikerisht tek analiza e mesiperme, per ata qe duan te lexojne dhe te kuptojne! Per te parandaluar akte makaber: enti shteterore me gjithe mekanizmat te cilat i ka shume bukur te shenuara ne letra e protokolle, duhet ti vere ne zbatim ne bashkepunim me "familjen, shkollat, qendrat social-kulturore, mediat etj" !

Tronditese per te gjithe shqiptaret! Zoti qofte prane prinderve dhe familjareve ne kete dhimbje🙏 U prehte ne paqe vogelushi I vogel 🙏🙏

😭😭😭

Diaspora Për Shqipërinë e Lirë i është drejtuar me shkresë Këshillit të Lartë Gjyqësor mbi disa problematika që lidhen me pjesëmarrjen e pritshme të diasporës në votime në vitin 2025:

Lënda: Lidhur me Përgatitjet e Gjyqësorit për Procesin e Votës së Diasporës

 Drejtuar:

 Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ)

Diaspora për Shqipërinë e Lirë (DPSHL), falënderon Këshillin e Lartë Gjygësor (KLGJ) dhe Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve (KOZ), për predispozicionin dhe angazhimin për realizimin e të drejtës kushtetuese të votës për shqiptarët që jetojnë jashtë territorit të vendit.

Në vazhdim të takimit, DPSHL thekson disa nga masat kryesore që Këshilli i Lartë Gjyqësor Shqipërisë (KLGJ) duhet të marrë për të siguruar të drejtën e askesit në gjykate dhe të një procesi të drejtë dhe efektiv të giykimit me përdorim të teknologjisë dhe provave elektronike, në kuader të se drejtës së tyre të ankimit sipas Kodit Zgjedhor, dhe konkretisht:

Masat për Sigurimine Procesit Elektronik të Gjykimit
 
➡️ Infrastruktura Teknologjike

o Investimi në sisteme të sigurta të menaxhimit elektronik të dosjeve gjygësore. 

o Pajisja e sallave të gjyqit me teknologji për të mundësuar paraqitjen dhe shqyrtimin e provave elektronike. 

o Sisteme të sigurta për lidhjen e gjykatësve dhe palëve të tjera të interesuara në mënyrë virtuale.

➡️ Standarde për Provat Elektronike
 
o Krijimi i një udhëzimi të gartë për pranueshmërinë dhe vlefshmërinë e provave elektronike, si dokumentet dixhitale, e-mailet, komunikimet në rrjete sociale etj.
 
o Kriteret për vërtetimin dhe autenticitetin e provave elektronike për të shmangur falsifikimet.
 
o Përcaktimi i procedurave për mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësisë gjatë paraqitjes së provave elektronike.
 
➡️ Trajnimi i Gjykatësve dhe Personelit Gjyqësor
 
o Organizimi i trajnimeve intensive për gjykatësit dhe personelin administrativ mbi përdorimin e sistemeve elektronike dhe teknologjive të reja.
 
o Njohuri për standardet ndërkombätare në lidhje me provat elektronike dhe ruajtjen e tyre.

➡️ Siguria Kibernetike

o Implementimi i masave të forta të sigurisë kibernetike për të mbrojtur të dhënat 
elektronike nga qasjet e paautorizuara dhe sulmet kibernetike.

o Kontrolli dhe mbikëqyrja e vazhdueshme për të identifikuar dhe parandaluar 
rreziqet e mundshme për sistemet elektronike.

➡️ Lehtësimi i Procedurave për Palët në Distancë:

o Sigurimi i qasjes së lehtë në platformën e gjykatës për qytetarët dhe avokatët për 
të dorëzuar provat elektronike dhe për të marrë pjesë në seancat gjyqësore 
online, nëse është e nevojshme.

o Krijimi i procedurave për dëshmitarët ose ekspertët që nuk mund të jenë fizikisht 
të pranishëm në sallën e gjyqit për të dhënë dëshmi në mënyrë elektronike.

➡️ Përcaktimi i Rregullave për Dokumentacionin Dixhital:

o Standardizimi i formatit të dokumenteve që do të paraqiten në formë elektronike 
për të lehtësuar trajtimin e tyre në sistem.

o Implementimi i nënshkrimeve dixhitale dhe vulave elektronike për të siguruar 
vlefshmërinë e dokumenteve të paraqitura.

➡️ Aktet Ligjore/Nënligjore Mbështetës:

o Përditësimi i akteve ekzistuese për të përfshirë dispozita të veçanta për proceset 
elektronike dhe provat dixhitale.

o Hartimi i akteve të posaçme për të mbështetur gjykimin elektronik dhe për të 
rregulluar trajtimin e provave elektronike në përputhje me standardet 
ndërkombëtare.

➡️ Mbikëqyrja dhe Auditimi i Sistemit Elektronik:

o Krijimi i një mekanizmi të rregullt për auditimin dhe vlerësimin e sistemeve të 
gjykatave elektronike për të siguruar funksionimin e duhur dhe integritetin.

o Vendosja e një strukture monitoruese për të garantuar që të gjitha proceset 
elektronike të ndjekin protokollet dhe standardet e kërkuara

Në përfundim, DPSHL një organizatë e përkushtuar ndaj mbrojtjes së të drejtave demokratike të 
qytetarëve shqiptarë, kërkon që KLGJ të marrë masa të menjëhershme dhe të efektshme për të 
siguruar që çdo shqiptar të ketë mundësinë e votës, pavarësisht vendndodhjes së tij. 
Angazhimi i institucioneve gjyqësore për të siguruar akses të plotë në drejtësi për zgjedhësit e diasporës është një kusht themelor për zhvillimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, 
si një gur themeli për integrimin në Bashkimin Evropian.

Ne besojmë se të gjitha institucionet shqiptarë përgjegjëse për këtë cështje, do ta marrin me 
seriozitetin më të madh këtë çështje, dhe mbetemi besimplotë se zbatimi i këtyre kërkesave do 
të kontribuojë ndjeshëm në forcimin e demokracisë shqiptare dhe në përfshirjen e plotë të diasporës në procesin zgjedhor.

Në pritje të veprimeve tuaja, mbetemi me respekt.

Diaspora për Shqipërinë e LirëImage attachment

Diaspora Për Shqipërinë e Lirë i është drejtuar me shkresë Këshillit të Lartë Gjyqësor mbi disa problematika që lidhen me pjesëmarrjen e pritshme të diasporës në votime në vitin 2025:

Lënda: "Lidhur me Përgatitjet e Gjyqësorit për Procesin e Votës së Diasporës"

Për tu mundësuar plotësisht vota e Diasporës për vitin 2025, përveç kalimit të ligjit në datën 26.06.2024, duhet të kalojnë edhe 4 akte nënligjore nga enti rregullator në KQZ Shqipëri.

📃Pas një pune intensive të përbashkët, arritëm të shtyjmë përpara miratimin:

✅1. në datën 23.10.24 të aktit të parë, që ka të bëjë me sistemin ku do të regjistrohen dhe shprehin dëshirën për të votuar nga jashtë (PËR);
✅2. në datën 01.11.24 të listës së dokumenteve për të vërtetuar vendbanimin jashtë vendit.
✅3. në datën 12.11.24 të 𝐫𝐫𝐞𝐠𝐮𝐥𝐥𝐚ve 𝐩𝐞̈𝐫 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐝𝐮𝐫𝐚𝐭 𝐞 𝐯𝐨𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐠𝐚 𝐣𝐚𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐭.

Teksa limiti kohor i shprehur nga z. illirian Celibashi, deri në datën 13.11.24 ka kaluar, I bëjmë thirrje publike KQZ Shqiperi dhe rregullatorit të miratojnë një orë e më parë aktin e fundit nënligjore për numërimin dhe vlerësimin e votave nga jashtë dhe përfshirjen e tyre në rezultatin e zgjedhjeve.

#diasporavoton

Për t'u mundësuar plotësisht vota e Diasporës për vitin 2025, përveç kalimit të ligjit në datën 26.06.2024, duhet të kalojnë edhe 4 akte nënligjore nga enti rregullator në KQZ Shqipëri.

📃Pas një pune intensive të përbashkët, arritëm të shtyjmë përpara miratimin:

✅1. në datën 23.10.24 të aktit të parë, që ka të bëjë me sistemin ku do të regjistrohen dhe shprehin dëshirën për të votuar nga jashtë (PËR);
✅2. në datën 01.11.24 të listës së dokumenteve për të vërtetuar vendbanimin jashtë vendit.
✅3. në datën 12.11.24 të 𝐫𝐫𝐞𝐠𝐮𝐥𝐥𝐚ve 𝐩𝐞̈𝐫 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐝𝐮𝐫𝐚𝐭 𝐞 𝐯𝐨𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐠𝐚 𝐣𝐚𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐭.

Teksa limiti kohor i shprehur nga z. illirian Celibashi, deri në datën 13.11.24 ka kaluar, I bëjmë thirrje publike KQZ Shqiperi dhe rregullatorit të miratojnë një orë e më parë aktin e fundit nënligjore për numërimin dhe vlerësimin e votave nga jashtë dhe përfshirjen e tyre në rezultatin e zgjedhjeve.

#DiasporaVoton
... See MoreSee Less

6 days ago
Load more

Rreth Nesh

Ne jemi një nismë qytetare e lindur në mërgatë dhe angazhohemi në mënyrë pro-aktive për përfshirjen e mërgatës shqiptare në proceset politike dhe ato politikbërëse brenda Shqipërisë.

Si nisi lëvizja?

Lëvizja “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” (Diaspora për një Shqipëri të Lirë) mori jetë fill pas shembjes brutale dhe arbitrare të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë dhe përdorimit të forcës kundër protestuesve, artistëve, aktivistëve dhe artëdashësve. Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për privatizimin dhe shkatërrimin e hapësirës publike për interesa të ngushta klienteliste si dhe autoritarizmin e qeverisë shqiptare. Nga ana tjetër, duke u nisur nga mbështetja dhe reagimi i gjerë si dhe konsideruar shpresën për një alternative të re politike, e shikojmë vetveten si një lëvizje civile në përgjegjësinë për të forcuar këtë shpresë dhe përcjellur në vendlindje një frymë të re me integritet dhe profesionalizëm, e cila bën dallimin midis modelit aktual të politikbërjes dhe vlerave që Diaspora mishëron.

Pse “Diaspora për Shqipërine e Lirë”?

Diaspora konsideron që Shqipëria nuk është e lirë, kur liria e shprehjes, qoftë individuale apo ajo e shprehjes së lirë në Media i frikësohet censurës së pushtetit politik.

Ne konsiderojmë se Shqipëria nuk është e lirë, kur shkatërrohet, gllabërohet dhe privatizohen hapësirat publike për interesa të ngushta klienteliste dhe oligarkike.

Shqipëria nuk është e lirë nga arbitrariteti apo hakmarrja e pushtetit.

Shqipëria nuk është e lirë nga padrejtesitë dhe korrupsioni në çdo hallkë të sistemit gjyqësor dhe administratës publike.

Çfarë mëton lëvizja?

 Lëvizja jonë mëton të ndikojë në proceset politikbërëse dhe vendimarrëse në Shqipëri dhe gjithashtu të faktorizojë zërin e Diasporës në vendet anëtare. Ajo nxit një politikbërje transparente dhe gjithëpërfshirëse, ku ekspertiza dhe mendimi i profesionistëve të mërgatës të reflektohet dhe përfshihet në proceset politikbërëse. Kjo e ndjekur në dy rrafshe, si në zhvillimet brenda vendit, ashtu dhe në faktorizimin e saj në vendet anëtare, duke dhënë konsulencën e saj për zhvillimet aktuale në vend tek vendimarrësit e huaj por edhe përcjellë realitetin larg propagandës aktuale të qeverisë. Misioni ynë: Politikat rrotullohen rreth të Ardhmes. Ne dëshirojmë një të ardhme për vendin, ku qytetari si individ të mposhtë frikën dhe të jetë në qendër të çdo politikbërje, ku emigracioni të shikohet si shans por jo alternativa e vetme e zgjidhjes.

Cilat janë hapat aktuale dhe çfarë kauzash keni përqafuar?

Kauza afatshkurtër: Aktualisht shqiptarët me nënshtetësi shqiptare, që banojnë jashtë vendit, nuk mund të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese të votës. Në këtë kontekst, ne tërheqim vëmendjen në Shqipëri që partitë e rëndësishme politike jo vetëm të vendosin këtë temë në rendin e ditës, por të angazhohen në mënyrë proaktive dhe fort për ndryshimet respektive ligjore, që garantojnë jo vetëm votën, por përfaqësimin e Diasporës dhe mbrotjen e votës.

Hapat e ndërmarra: – Shkresa me aktorë politikbërës dhe vendimmarrës brenda dhe jashtë vendit. – Konsultimi me ekspertë ligjorë në Shqipëri – Në funksion të transparencës dhe gjithëpërfshirjes, zhvillimi i brainstorming me profesionistë në Zvicër, Gjermani, në nivel ndërevropian dhe përtej oqeanit (SHBA & Kanada) – Krijimi i grupeve të punës – Kontakti dhe takimi me eurodeputët në vendet anëtare etj.

Themeluesit

Florian Haçkaj

Flori është larguar nga Shqipëria pas gjimnazit në vitin 2002, për të studiuar në Gjermani ku dhe u diplomua në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Bielefeld-it, në fushën e Ekonomisë, me fokus në Menaxhim ndërkombëtar. Gjatë studimit, ai ka qenë i angazhuar vullnetarisht me rrjetin ASAN (Albanian Students Abroad Network), duke këshilluar e ndihmuar studentët Shqiptarë që dëshironin të studionin në Gjermani.

Fill pas përfundimit të studimeve, Flori filloi karrieren e tij profesionale si menaxher në një kompani ajrore në Belgjikë e Gjermani, duke e vazhduar atë më pas në një tjetër kompani në Austri e Zvicër. Gjatë kësaj periudhe ai kreu një studim post-Master në «Menaxhim Turizmi» në Universitetin e Lucernës në Zvicër. Pas mëse 5 vitesh në fushën e aviacionit, ai kaloi në fushën e informatikës e perkatësisht asaj të Sigurisë Kibernetike ku punon prej më shumë se 6 vitesh. Prej 4 vitesh, ai drejton departamentin që punon ngushtë me agjensitë e Kombeve të Bashkuara dhe Organizata Ndërkombëtare, misionet e të cilave, janë tejet motivuese për të. Në vitin 2018 ai kreu studimet shtesë për “Ekselencë në Menaxhim” pranë HSG (Hochschule St. Gallen)

Sido që më shumë se gjysmën e jetës së tij e ka kaluar jashtë Shqipërisë, Flori mbetet një qytetar i preokupuar shqiptar. Pasioni i tij për alpinizmin i ndërthurur me atdhedashurinë, e ka bërë të valvisë flamurin Shqiptar në majat më të larta në botë.

Duke ndjekur me keqardhje gjendjen e vështirë ekonomiko-politiko-sociale, në të cilën gjendet  Shqipëria, Flori është i bindur se ka ardhur momenti, që gjenerata e re Shqiptare e mirëformuar jashtë, të japë kontributin e vet për fatet e vendit. Kjo ëndërr për një Shqipëri më të mirë e të begatë, është mishëruar fort në lëvizjen “Diaspora për Shqipërinë e Lirë“, ku janë bashkuar me qindra mbështetës aktivë, të cilët janë motivim për këdo që ka fatin të punoje me ta.

Ajo ç’ka e bën të mundur ekzistencën e lëvizjes tonë, është ndjeshmëria ndaj çështjeve politike, ekonomike dhe sociale në Shqipëri. Sensi I një përgjegjësi të fortë sociale dhe dhënia gjithnjë e shembullit më të mirë personal, janë cilësi që prevalojnë tek Flori. Ai mbron me pasion e profesionalizëm kauzat në të cilat beson fort dhe perveç pozitivitetit që përcjell, ka aftesi motivuese për miqtë e tij, grupet e punës e më gjerë.

Flori beson fort se me një dozë të shëndoshë atdhedashurie, shumë pasion e profesionializëm, si dhe pastërti e këmbëngulje, ky grup fantastik njerëzish, do t’ia arrijë të faktorizojë Diasporën e bashkë me të, të sjellë ndryshimin e shumëpritur në Shqipëri.

LinkedIn

Bledar Milaqi

Vullnetarizmi është tregues i ndjenjës qytetare, ndjeshmërisë për çështjet publike dhe përgjegjësisë ndaj shoqërisë. Për këtë arsye ai konsiderohet si Demokracia e jetuar dhe si element thelbësor për kohezionin social dhe konsolidimin e vlerave dhe strukturave të qëndrueshme demokratike. Që prej periudhës së studimeve, Bledar Milaqi ka qenë i angazhuar në mënyrë aktive dhe vullnetare për rrjetëzimin dhe faktorizimin e të rinjve dhe profesionistëve shqiptarë. Ai është themeluesi dhe ish-drejtuesi i një prej shoqatave më jetëgjata studentore në qytetin e Aachen të Gjermanisë (AlbAix e.V.). Gjatë kësaj periudhe ai gjithashtu ka punuar si Koordinatori i të gjitha shoqatave të huaja studentore pranë Universitetit të ekselencës RWTH Aachen University dhe qenë gjithashtu drejtuesi i përfaqësisë së studentevë të degës së tij të Masterit. Aktualisht është themeluesi dhe drejtuesi i Prisma e.V., shoqatë për rrjetëzimin e profesionistëve Shqiptarë në Landin e Rinit Verior të Vestfalisë në Gjermani.

Bledar Milaqi është diplomuar me gradën B.A. në Shkenca Politike dhe Ekonomiks dhe atë M.A. në Studime Evropiane pranë Universitetit RWTH Aachen. Gjithashtu ai ka mbrojtur studimet ekzekutive në Çështje Publike dhe Lidershipit pranë Universitetit Quadriga Berlin me temën: Roli i grupeve të interesit në Shqipëri në proçesin e vendimmarrjes politike”.

Karrierën e tij profesionale e ka nisur pranë Parlamentit Evropian si Trainee në shërbimin shkencor të politikave të Brendshme të BE-së, duke vazhduar më pas stacione të ndryshme si referent për çështje publike dhe këshilltar politik në nivele të ndryshme (komunale, landit, federal dhe atë evropian) për fushat e Energjisë, Ambjentit, Emigracionit dhe Dixhitalizimit të sektorit publik.

Sipas tij, Shqipëria ka nevojë për kontributin e gjeneratave të reja, të cilët punojnë fort për një Atdhe më të mirë, janë entuziastë për politikën dhe ndryshimin, të aftë të përkthejnë nevojat e brezit të tyre në një gjuhë të kuptueshme dhe gjithashtu të guximshëm të ngrenë zërin për tu bërë faktor në proceset politike. Ai beson në fuqizimin e të rinjve profesionistë për marrë përgjegjësinë për të ardhmen, shoqërinë dhe vendin e tyre.

Bledi konsiderohet si strategu i lëvizjes, i përpikte deri ne detajet më të vogla dhe rrjetëzues i mirëfilltë në arenën politike evropiane, veçanërisht asaj gjermano-folëse. Është i dashuruar me komunikimin politik dhe atë publik, me eksplorimin e natyrës dhe shijues fanatik i kafesë.

LinkedIn

Kryesia aktuale

Antarësohu

Na kontakto

Nëse keni ende pyetje për lëvizjen tonë, jeni të lutur të dërgoni një email në: info@diasporaofalbania.com